
Suhareka do të bëhet me QKMF të re
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për ndërtimin e Qendrës së re të Kujdesit Mjekësor Familjar.
Vitia ka theksuar se ky investim, në vlerë prej 4 milionë euro, do t’i sjellë Suharekës një QKMF moderne, me kushte më të mira për pacientët dhe për profesionistët shëndetësorë.
“Urime, Suharekë! Vazhdojmë me investime në kujdesin parësor shëndetësor”, ka shkruar Vitia në Facebook.

