
Faqja e parë e “l’Equipe” në vigjilje të Botërorit 2026
Faqja e parë e “l’Equipe” nuk lë vend për interpretime. Prestigjozja franceze, vetëm një ditë përpara startit të Botërorit 2026, ka akuzuar rëndë vendin kryesor organizator me kompozimin e bërë dhe me titullin e zgjedhur “Mirësevini në SHBA”.
Donald J. Trump ka në njërën dorë trofeun e Kupës së Botës ndërsa në tjetrën ka vendosur një kukull të Infantino-s. Kjo zgjedhje e bërë nga “l’Equipe” nuk është rastësore, por denoncon reagimin e munguar të FIFA-s përballë disa ngjarjeve aspak të këndshme.
Kontrollet e imtësishme që u janë bërë lojtarëve pasi kanë mbërritur në Shtetet e Bashkauara të Amerikës nuk janë pritur aspak mirë nga publiku i gjerë, i cili i konsideron si të ekzagjeruara. Një tjetër denoncim i “l’Equipe” është edhe çështja “Omar Artan”. Arbitri somalez i zgjedhur nga FIFA për të gjykuar në Botëror nuk do të ketë mundësi të praktikojë profesionin e tij pasi i është mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

