
Abdixhiku: LDK-ja shënoi rritje nga 13% në 18%
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media tha se Lidhja Demokratike e Kosovës arriti rritjen më të madhe nga subjektet politike në këto zgjedhje.
“Ky rezultat i sotëm është reflektim i një bashkimi të madh njerëzor e politik, rezultat i një fryme të re që e kemi ndërtuar së bashku me Vjosa Osmanin”, tha ai, raporton rtk.
“LDK sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka shënuar në këto palë zgjedhje. Me një muaj fushatë në kaq pak kohë, LDK ka kaluar nga 13% në 18%”, tha Abdixhiku.
Osmani premton punë për institucionet nga nesër
Vjosa Osmani në anën tjetër tha se nga nesër do të punojnë që vendit t’i japin institucione të formuara.
“Kjo ka dëshmuar fuqinë e demokracisë në vendin tonë, edhe pse siç e pamë pjesëmarrja ishte relativisht më e ulët në krahasim me proceset e tjera dhe kjo është normale duke ditur që qytetarët janë lodhur me zgjedhje”, tha ajo.

