
Trump: Marrëveshja me Iranin mund të arrihet gjatë javës së ardhshme
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se një marrëveshje kornizë me Iranin mund të arrihet gjatë javës së ardhshme, raportoi sot transmetuesi amerikan “ABC News”.
Trump i tha njërit prej korrespondentëve të “ABC News” në një intervistë telefonike se, një memorandum mirëkuptimi për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të zgjatur armëpushimin aktual, mund të përfundojë dhe të miratohet, gjatë javës së ardhshme.
“Ende duhet të shqyrtohen disa pika të tjera”, tha Trump, duke shtuar se ende nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen.
Nuk ka pasur konfirmim publik nga Irani se një marrëveshje është e afërt.
Më herët, Trump njoftoi afate kohore ambicioze, për iniciativat diplomatike që u shtynë për më vonë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po negociojnë intensivisht një marrëveshje kornizë, duke përfshirë një zgjatje të armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 8 prilli.
Pavarësisht armëpushimit, të dy palët kanë shkëmbyer zjarr, në javët e fundit.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. /atsh/

