Çitaku: Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara, tjerat janë propagandë

Çitaku: Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara, tjerat janë propagandë

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Albin Kurti e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë të ndërtuar.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se të tjerat janë propaganda.

Sipas saj Albin Kurti ka vetëm fjalë.

“Data është 28 shkurt 2017, në Këshillin e Sigurimit në New-York. Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”, ka shkruar Çitaku.

Share This