Hamza nga Suhareka: Ndryshimi nis më 7 qershor

Hamza nga Suhareka: Ndryshimi nis më 7 qershor

Nga Rekordi.net

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale edhe në orët e mbrëmjes, duke zhvilluar takime me qytetarët në Suharekë.

Hamza tha se ndryshimi vjen kur bashkohen njerëzit që punojnë, ndërtojnë dhe besojnë në një të ardhme më të mirë për vendin, duke theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit janë një moment i rëndësishëm për qytetarët.

Sipas tij, vendimi i votuesve do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës.

“Jemi bashkë edhe në Suharekë! Kur njerëzit që punojnë, ndërtojnë dhe besojnë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm. Dita e parë e këtij ndryshimi nis më 7 qershor. Vendimi është në duart tuaja!”, ka shkruar Hamza.

Takimi në Suharekë është pjesë e turit të fushatës së PDK-së, në kuadër të së cilit Hamza po prezanton programin dhe zotimet e tij para qytetarëve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Share This