
Crystal Palace apo Vallecano?
Sonte në Leipzig të Gjermanisë do të luhet finalja e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje të fortë ku të dy skuadrat synojnë trofeun e parë evropian në histori.
Ndeshja finale do të luhet në Leipzig, me fillim nga ora 21:00, ndërsa interesimi i tifozëve për këtë përballje është jashtëzakonisht i madh.
Për klubin anglez, kjo është finalja e parë evropiane ndonjëherë, pas një sezoni fantastik. Palace mbërriti deri në finale pasi eliminoi Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Në anën tjetër, skuadra spanjolle Rayo Vallecano po jeton një nga momentet më të mëdha në historinë e klubit. Ekipi madrilen siguroi finalen pasi eliminoi Strasbourg-in me rezultat të përgjithshëm 2-0 në gjysmëfinale.
Finalja e sivjetme konsiderohet speciale pasi përballen dy skuadra që nuk kanë traditë të madhe në garat evropiane, por që kanë surprizuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Conference League. Fituesi i trofeut do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm.

