Laporta për konferencën e Perez-it: Ishte një farsë, përdor Barçën për të mbuluar problemet e veta!

Laporta për konferencën e Perez-it: Ishte një farsë, përdor Barçën për të mbuluar problemet e veta!

Joan Laporta i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të Florentino Perez-it.

Numri një i Barçës konsideroi si një farsë konferencën për shtyp të homologut të tij te Real-it, i cili akuzoi rivalët se i kishin mohuar klubit të tij disa tituj në Liga duke ndërhyrë te gjyqtarët.

“Ishte një farsë, por ishte e menduar mirë pasi dalja e tij përballë gazetarëve shërbeu për të zhvendosur vëmendjen larg një fakti kryesor. Real-i ka disa vite që nuk fiton tituj dhe në këtë mënyrë ai duhet që të justifikojë këtë fakt”, tha Laporta.

Presidenti i Barçës akuzoi Perez-in se duke hedhur baltë mbi ekipin e tij mbulon mangësitë që ka treguar Real-i në fushë.

Share This