Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për stabilitet

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për stabilitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me kandidatët e partisë për deputetë, ku u diskutua për organizimin, koordinimin dhe mobilizimin për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.

Sipas njoftimit të PDK-së, në këtë takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, me fokus tek programi, përgjegjësia dhe alternativa që PDK ofron për vendin.

Hamza u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të rikthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën, duke theksuar se vetëm përmes unitetit dhe kontributit të secilit mund të nxirret vendi nga kriza dhe stagnimi.

“Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka deklaruar Hamza para kandidatëve të këtij subjekti, raporton rtk.

Sipas PDK-së lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit është diverse, me mbi 50% prurje të reja, 7 kandidatë nga mërgata, shumë të rinj nga Rinia Demokratike e Kosovës, si dhe profesionistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme.

Share This