
Shpërndahet Parlamenti, Çitaku: Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal – LVV
Në një postim në Facebook, Çitaku tha se adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: “refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik”.
“Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, shkroi Çitaku, transmeton KK.
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi në një konferencë të sotme për media se ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe rrjedhimisht çuarjen e vendit në zgjedhje.


