Sot moti kryesisht i vranët

Sot moti kryesisht i vranët

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herë pas hershme me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 18–21°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, reshjet e herë pas hershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, megjithatë fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura.

Cilësia e ajrit parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.

Share This