Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë

Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.60 euro litër, një centë më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet, ashtu si një ditë më parë, deri në 1.50 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.78 euro për litër, një centë më lirë se dje.

Share This