
Kryesia e PDK-së mblidhet pasdite, vendoset edhe për Fatmir Limajn se a do të përfshihet në listë
Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00. Aty do të vendoset edhe nëse Fatmir Limaj – një prej figurave kryesore të këtij subjekti politik dikur – duhet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, ka mësuar Express.
Limaj po kërkon të garojë në zgjedhje me partinë e tij të dikurshme. Partia e udhëhequr prej tij, Nisma Socialdemokrate nuk aplikoi për t’u certifikuar për zgjedhjet e reja, pasi duke garuar e vetme në zgjedhjet paraprake të 28 dhjetorit, ky subjekt politik nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%.
Disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me përfshirjen e Limajt në listë.
Sekretarja e përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku tha para pak ditësh në Frontal në T7 se “nuk është diskutuar fare çështja e zotit Limaj dhe nuk pres që të ketë një epilog ndryshe nga ai që ishte në zgjedhjet e fundit”.
Ndërkaq zyrtarë të tjerë si kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, apo anëtari i Kryesisë, Mërgim Lushtaku, janë shprehur pro përfshirjes së Limajt në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Nesër në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

