
Kos s’i përmend Kosovën e Bosnjën: Ka vend për të gjitha shtetet e BP në BE, nëse ato japin rezultate, japim edhe ne
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se do të diskutohen “tema kyçe gjeopolitike” me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo tha se se mesazhi i saj “shumë i qartë” është se “ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perënidmor në Bashkimin Europian”, por në komentet e saj për gazetarët ajo nuk i përmendi Kosovën dhe Bosnjën.
“Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate, dhe po i japim ato”, tha Kos.
Foli edhe për themelimin e grupit punues për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, duke theksuar se “qytetarët e Malit të Zi janë vërtet shumë pro”.
“Pastaj, sa i përket Planit të Rritjes, zbatimi po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë dollarë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Dhe po sjellim gjithashtu rezultate konkrete kur bëhet fjalë për integrimin gradual”, tha ajo.
Kos përmendi se “javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”.
Në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.

