Haziri: Osmani vetëm me LDK’në mund të kthehet aty ku ka qenë, përballja e saj me Kurtin sikur në vitin 2019

Haziri: Osmani vetëm me LDK’në mund të kthehet aty ku ka qenë, përballja e saj me Kurtin sikur në vitin 2019

Ish deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gara politike do jetë mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri.

Sipas tij, mos nominimi i Osmanit dhe vështirësitë në arritjen e marrëveshjeve politike, kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e kësaj situate.

“Kjo garë ka me hy në raport të 2019. Gara ka me ndodh mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri, njerëzit kanë me votu për Albinin ose për Vjosën, në këtë rast një garë politike e cila vjen si pasoj e arsyes, burimit pse ka ndodh, kjo ka ndodh për Vjosën, mos nominimi i Vjosa Osmanit dhe mos aftësia që Kurti me negociu mënyrën e zgjedhjes së presidentit i ka shkaktu këto zgjedhje”, tha ai, transmeton GE.

Haziri thotë se Vjosa Osmai e ka jetike të kërkoj rikthimin e saj në zyrë, ku thotë se ajo vetëm përmes LDK mund të rikthehet aty ku ka qenë, dhe thekson se kjo garë po bëhet për rikthime.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve pritet një proces i rëndësishëm institucional, përfshirë konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë, që sipas tij e bën këtë garë edhe më të rëndësishme politikisht.
Share This