Forcat ruse kryejnë valë të sulmeve në pjesë të ndryshme të Ukrainës

Forcat ruse kryejnë valë të sulmeve në pjesë të ndryshme të Ukrainës

Edhe pse Kievi dhe Moska zyrtare, të hënën, kërkuan armëpushime, situata në frontin ukrainas nuk tregon shenja të ndalimit të luftimeve.

Sipas njoftimeve të fundit, forcat ruse kanë nisur disa valë të mëdha të sulmeve ajrore drejt caqeve të ndryshme në Ukrainë, duke vrarë së paku 26 dhe duke plagosur më shumë se 85 civilë.

Sulmet ndodhën pak orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi i propozuar nga Kievi – megjithatë, disa diplomatë ende kanë shpresë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim të njëanshëm, i cili do të jetë në fuqi më 8 dhe 9 maj – ditën e parakalimit tradicional të ushtrisë ruse me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore – ndërsa pak pas tij, zyrtarët ukrainas u përgjigjën duke propozuar armëpushim me afat të pacaktuar, i cili do të fillojë në mesnatë, pasi që, sipas Kievit, një armëpushim 48-orësh nuk do të ketë kurrfarë efekti praktik.

Disa diplomatë kanë thënë se shpresojnë që, përkundër sulmeve të fundit, Moska do të ndalojë sulmet, por pa pranim zyrtar të propozimit të Ukrainës, me qëllim të krijimit të kushteve që parakalimi i 9 majit të kalojë pa incidente, pasi që forcat ukrainase kanë dëshmuar se mund të godasin edhe vetë Moskën.

Share This