Everton synon Zhegrovën, kërkohet huazimi me opsion blerje

Everton synon Zhegrovën, kërkohet huazimi me opsion blerje

Klubi anglez, Everton ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Edon Zhegrova, raportojnë mediat angleze.

Evertoni e ka vendosur sulmuesin kosovar në listën e prioriteteve për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet, klubi nga Liverpooli preferon një marrëveshje huazimi për një vit, me opsion blerjeje në fund të sezonit. Një formulë e tillë shihet si më e përshtatshme për të testuar lojtarin para një investimi afatgjatë.

Nga ana tjetër, Juventus ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Zhegrovës, i cili është nën kontratë deri në vitin 2030.

27-vjeçari iu bashkua klubit italian verën e kaluar nga Lille, por nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e nevojshme. Në sezonin e tij të parë, ai ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat, duke grumbulluar vetëm 485 minuta lojë.

Kjo situatë ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm, ndërsa Evertoni duket i vendosur të përfitojë nga rrethanat për ta afruar Zhegrovën në Premier League.

Bisedimet mes palëve pritet të intensifikohen në javët në vijim, teksa mbetet për t’u parë nëse Juventus do të hapë dritën jeshile për largimin e tij në formë huazimi.

Share This