Garë e zjarrtë për Ligën e Kampionëve në Seria A

Garë e zjarrtë për Ligën e Kampionëve në Seria A

Fitorja e Romës ndaj Fiorentinës ka ndezur edhe më shumë garën për një vend në Ligën e Kampionëve në Serie A. Me vetëm tri javë nga fundi, katër skuadra janë ende në luftë të hapur: Milani (67 pikë), Juventusi (65 pikë), Roma (64 pikë) dhe Como (62 pikë).

AC Milan aktualisht mban pozitën më të favorshme, duke u renditur i treti me 67 pikë. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka nevojë për gjashtë pikë në tri ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht kualifikimin. Kuqezinjtë do të përballen me Atalantën dhe Cagliarin në shtëpi, si dhe me Genoan në transfertë, në një kalendar që në letër duket i menaxhueshëm, por me presion të madh.

Në vendin e katërt ndodhet Juventus FC me 65 pikë. Ekipi i Luciano Spalletti vjen pas një barazimi të dhimbshëm ndaj Veronës dhe tani ka nevojë për rreth tetë pikë në tri ndeshjet e mbetura për të qenë i sigurt për Champions League. Bardhezinjtë do të luajnë ndaj Lecce-s në transfertë, Fiorentinës në shtëpi dhe mbyllin sezonin me derbin ndaj Torinos.

AS Roma me 64 pikë mbetet në garë, edhe pse ka disavantazhe në përballjet direkte. Skuadra e Daniele De Rossi ka një kalendar të vështirë me Parma, Lazio dhe Verona, ku çdo ndeshje mund të ndryshojë renditjen finale.

Ndërkohë, Como 1907 është surpriza e garës. E drejtuar nga Cesc Fàbregas, skuadra ka ende shpresa matematikore nëse fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, por edhe 71 pikë mund të mos mjaftojnë nëse rivalët nuk gabojnë.

Tri javët e fundit të sezonit pritet të vendosin gjithçka, me garën për Champions-in që mbetet e hapur dhe me çdo pikë që mund të ketë peshë vendimtare për fatin e katër skuadrave.

Share This