Vetëvrasje në fshatin Parallovë të novobërdës, rasti në hetime

Vetëvrasje në fshatin Parallovë të novobërdës, rasti në hetime

Në fshatin Parallovë të komunës së Novobërdë, më 01.05.2026, është raportuar një rast i rëndë vetëvrasjeje.

Sipas njoftimit policor, një qytetar ka deklaruar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, raporton rtk.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit për hetimin e rrethanave të rastit.

Gjatë ekzaminimit në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar, njofton policia.

Share This