BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Një zëdhënës i BE-së tha se blloku evropian shpreh keqardhje që partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për presidentin e vendit, duke çuar në organizimin e zgjedhjeve të treta brenda një periudhe më pak se një vit e gjysmë.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes,” – tha zëdhënësi i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

Pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, Kuvendi u shpërnda më 28 prill. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar zyrtarisht datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Share This