Kremlini: Putin paralajmëroi Trumpin se do ketë pasoja të dëmshme nëse SHBA dhe Izraelit rifillojnë veprimet ushtarake ndaj Iranit

Kremlini: Putin paralajmëroi Trumpin se do ketë pasoja të dëmshme nëse SHBA dhe Izraelit rifillojnë veprimet ushtarake ndaj Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij amerikan, Donald Trump, kundër “pasojave të pashmangshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli rifillojnë veprimet ushtarake kundër Iranit.

Këtë e ka bërë të ditur ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, pas bisedës telefonike mes dy liderëve që zgjati rreth 90 minuta.

Sipas Ushakovit, Putin theksoi se një aksion i ri ushtarak do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për Iranin dhe fqinjët e tij, por edhe për komunitetin e tërë ndërkombëtar.

Ushakov shpjegoi gjithashtu se Putin paraqiti disa ide që synojnë një zgjidhje të shpejtë politike dhe diplomatike të konfliktit aktual me Iranin, duke marrë parasysh kontaktet e tij të fundit me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik, presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe liderë të tjerë.

Putin ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin e Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin. Biseda u përshkrua si “miqësore dhe konstruktive.”

Në të njëjtën bisedë, Putin propozoi një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë gjatë festimeve të 9 Majit, që shënon përvjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Trump reagoi pozitivisht ndaj këtij propozimi, sipas Kremlinit.

Ushakov shtoi se Trump beson se një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është “afër”.

Biseda telefonike zgjati mbi një orë e gjysmë dhe u fokusua kryesisht në dy çështje të mëdha ndërkombëtare: situatën rreth Iranit, ku SHBA dhe Izraeli kanë qenë në konflikt të drejtpërdrejtë me Teheranin vitet e fundit dhe përpjekjet për paqe në Ukrainë. /rtsh/

Share This