
Moti në Shqipëri me diell
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në relievet malore të zonës lindore dhe në malësitë e jugut.
Vranësirat e dendura mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht do të ketë shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.
Deti pritet të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në Adriatik dhe Jon, me forcë 1-2 ballë.
Në përgjithësi, e marta do të sjellë mot të mirë, me kushte të favorshme për aktivitete të zakonshme, ndërsa reshjet do të mbeten të pakta dhe të lokalizuara. /rtsh/


