
LVV me dy emra të ri për president, thërret seancë sonte në 20:30
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për presidente. Ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme sot duke filluar nga ora 20:30.
“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në facebook.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës dështoi pas mungesës së tri partive opozitare në sallë. Me këtë rast, LVV tërhoqi dy kandidaturat e mëparshme për president: Glauk Konjufcën e Fatmire Mulhaxha – Kollçakun.


