
Moti në Shqipëri
Ditën e sotme (9 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.


