
Kapitullimin e Jugosllavisë e kanë firmosur ushtarakët
Shkruan: Milazim Krasniqi
6 prill 1941 Gjermania e sulmoi Jugosllavinë, të cilën e pushtoi në tërësi pas bombardimesh intensive mbi Beogradin dhe luftimesh sporadike. Kapitullimi i Jugosllavisë ishte një moment lirie për shqiptarët, që vuanin nën sundimin gjakatar serbomadh. Jeta e shqiptarëve nën sundimin gjerman u duk si jetë në liri, sado që nuk ishte liri. Mizoritë e sundimeve serbe u përsëritën pas restaurimit të Jugosllavisë (1945) deri në vitin 1999, kur Serbia kapitulloi përballë NATO-s, duke firmosur Marrëveshjen Ushtarake-Teknike. Ka një ngjashmëri në formën e kapitullimit: kapitullimin më 15 prill 1941 e kanë firmosë ushtarakët, po edhe në Kumanovë më 9 qershor e kanë firmosë ushtarakët.


