
Vrasja e plagosja në Gjakovë, policia jep detaje për dorëzimin e të dyshuarit
Ajo tha se dorëzimi i të dyshuarit ndodhi para pak çastesh në policinë e Gjakovës.
Konfirmimi i saj i plotë:
Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është dorëzuar në Polici në Gjakovë.


