OVL-UÇK: Vendimi i Kurtit për 24 hektarë tokë është anti-kombëtar

OVL-UÇK: Vendimi i Kurtit për 24 hektarë tokë është anti-kombëtar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti kishte vendosur që 24 hektarë tokë t’i kalojnë në pronësi Visoki Dečani Monastery për shkak të tij.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK e cilësoi këtë veprim, duke iu referuar deklaratës së Rashiqit, si anti-kombëtar dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Deklaratat e një ministri se kryeministri i Kosovës i ka falur 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit ‘për hatër të tij’, tregojnë fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sipas kësaj organizate, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundërshtojnë ashpër, siç thuhet, çdo veprim që lidhet me pronën dhe territorin e Kosovës.

“Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale”, theksohet në reagim.

OVL-UÇK shton se edhe përpjekjet për ta relativizuar këtë çështje, sipas tyre, cenojnë dinjitetin dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Po ashtu, edhe tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon shkeljen e dinjitetit dhe ofendimin e sakrificës së popullit shqiptar dhe të rënëve për liri”, thuhet në reagim.

Share This