
Goli i parë në Rusi, Gripshi shkëlqen te Rubin Kazan
Nazmi Gripshi ka shënuar golin e parë në Premier Ligën ruse, ku u transferua në merkaton e janarit.
Futbollisti i Shqipërisë, ishte vendimtar, në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Krasnodar. Gripshi i dha avantazhin Rubin Kazan në minutën e 24-t, me një gol të bukur.
Pas mori një top jashtë zone, Gripshi lëvizi bukur dhe ia doli të mposhtë portierin, për të zhbllokuar takimin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ai kishte një mënyrë të veçantë festimi, duke njoftuar se është në pritje të bëhet baba.
Ky është goli i parë për 28-vjeçarin në Rusi, ndërsa u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.


