
Fenerbahçe synon rikthimin e Vedat Muriqit
Vedat Muriqi po shkëlqen te Mallorca me 16 gola këtë sezon, por skuadra e tij po lufton për mbijetesë në La Liga, aktualisht në vendin e 18-të.
Një rënie në elita e futbollit spanjoll, do të krijonte hapësirë për një rikthim të Muriqit te Fenerbahçe, klub ku ka lënë gjurmë të mëdha në sezonin 2019/2020 me 15 gola dhe 5 asistime.
Edhe pse Mallorca synon ta mbajë yllin e saj, mediat turke raportojnë se Fenerbahçe do të përdorë çdo mundësi për ta bindur Muriqin të rikthehet në Stamboll, duke shfrytëzuar lidhjen emocionale dhe dëshirën e tij për të luajtur përsëri për gjigantin turk.
Klubi spanjoll e kishte refuzuar ofertën e Fenerbahçes gjatë janarit, por situata aktuale dhe ndryshimi i trajnerit te Mallorca mund të ndryshojë ekuilibrin.
Pavarësisht të gjithave, ylli kosovar mbetet në qendër të interesit të mediave dhe tifozëve në dy vende.


