
Zelensky: Gati përgatitjet për një takim trilateral Ukrainë-SHBA-Rusi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, do të takohet të enjten me të dërguarit specialë të Presidentit amerikan, Steven Witkoff dhe Jared Kushner, për të përgatitur, në veçanti, një takim trilateral në formatin Ukrainë-SHBA-Rusi në fillim të marsit.
“Unë do të them shumë shpejt çfarë besoj se është relevante. Sapo bisedova me Rustem Umerovin; ai do të ketë një takim nesër me negociatorët amerikanë, me Witkoff dhe Kushner, dhe Umerov do të jetë gjithashtu me ministrin e Ekonomisë. Kjo do të jetë një takim bilateral me palën amerikane”, u tha presidenti gazetarëve të mërkurën.
Ky takim bilateral vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të ndërmjetësuara nga SHBA-të (nën administratën Trump) për të avancuar bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, pas raundeve të mëparshme në vende si Abu Dhabi dhe Gjenevë.
Takimi synon të diskutojë çështje si rimëkëmbja e Ukrainës, garancitë e sigurisë dhe përgatitjen për raundin e ardhshëm trilateral, i cili mund të zhvillohet së shpejti. /rtsh/

