
Zyrtare: Dayot Upamecano rinovon kontratën me Bayern Munich
Mbrojtësi francez Dayot Upamecano ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për zgjatjen e kontratës së tij, e cila ishte paraparë të skadonte në fund të këtij sezoni.
Me rinovimin e zyrtarizuar paraditen e sotme, qendërmbrojtësi do të mbetet pjesë e klubit bavarez deri në vitin 2030.
Upamecano konsiderohet një nga shtyllat e mbrojtjes së Bayern-it, ndërsa klubi vazhdon të sigurojë vazhdimësinë e lojtarëve kyç në skuadër.


