Atentat në Moskë, qëllohet disa herë me armë gjenerali rus, nuk dihet gjendja e tij

Atentat në Moskë, qëllohet disa herë me armë gjenerali rus, nuk dihet gjendja e tij

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë.

Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alekseyev, një figurë e rëndësishme në GRU, shërbimin ushtarak të inteligjencës së Rusisë. Ai u sulmua brenda një ndërtese banimi në periferi veriperëndimore të qytetit.

Pas sulmit, Alekseyev u dërgua menjëherë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Ky është një tjetër rast ku një zyrtar i lartë ushtarak rus sulmohet në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, gati katër vjet më parë.

Alekseyev ishte nën sanksione të Bashkimit Europian, pasi GRU-ja u akuzua për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury, Britani, në vitin 2018. /rtsh/

Share This