
Reshjet e dëborës e temperaturat e ulëta ”kërcënojnë” 50 milionë amerikane
Mbi 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të kërcënuar nga temperatura të ftohta, reshje të dendura dëbore dhe rreziqe të mundshme për shoferët.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, dëbora e dendur do të vazhdojë të bjerë në rajonin e Liqeneve të Mëdha, me erëra të forta dhe rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Mbi 2 200 fluturime vendase janë vonuar dhe më shumë se 50 janë anuluar, raporton atsh.


