
Bedri Hamza uron FSK-në për Ditën e Forcës: FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës, duke vlerësuar lartë rolin dhe përkushtimin e tyre në mbrojtje të vendit.
Në urimin e tij, Hamza theksoi se vajzat dhe djemtë e FSK-së po dëshmojnë atdhedashuri, disiplinë dhe profesionalizëm në shërbim të sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
“Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo,” ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së shtoi se një Forcë e Sigurisë e fortë është garanci për sigurinë e vendit dhe stabilitetin e tij.
Në fund të urimit, Hamza përcolli mesazhin: “FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”

