LDK sot mban mbledhjen e kryesisë, nominon kandidatin për kryeministër

LDK sot mban mbledhjen e kryesisë, nominon kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të nisë nga ora 15:00.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër.Para mbledhjes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, bënë homazhe në Gllamnik të Podujevës.

Ndërkohë, në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar Akademi Përkujtimore në 25-vjetorin e vrasjes së intelektualit dhe veprimtarit të shquar, Xhemail Mustafës, në objektin e ish-ndërtesës së Gërmisë në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë, raporton rtk.

Share This