
Përparim Rama publikon video me investimet në Prishtinë: Qyteti që ecën përpara me ide e guxim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka shpalosur disa prej projekteve dhe investimeve që, sipas tij, janë realizuar gjatë mandatit të tij në kryeqytet.
Në përshkrimin e videos, Rama ka theksuar se Prishtina po zhvillohet me energji të re dhe ide të guximshme.
“Veç disa prej projekteve që i kemi realizuar, në Prishtinën që zgjohet çdo ditë me energji. Që ecën përpara me ide, me dashni, me guxim,” ka shkruar ai.
Në fund të postimit, kryetari i Prishtinës ka shtuar:
“Për qytetin që bashkon, që krijon, që frymëzon. Bashkë vazhdojmë +4.”
Videoja e publikuar nga Rama është pritur me reagime të ndryshme nga qytetarët në rrjete sociale, ndërsa vjen në një periudhë kur në skenën politike lokale po shtohen debatet për performancën e komunës dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

