Lumir Abidixhiku: “Prishtina do t’i japë LDK-së besimin më 9 nëntor”

Lumir Abidixhiku: “Prishtina do t’i japë LDK-së besimin më 9 nëntor”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka shpërndarë një foto të qytetit të Prishtinës dhe ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së në balotazhin e 9 nëntorit.

Abidixhiku ka theksuar se kryeqyteti i jep partisë së tij atë që “s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin”. Ai ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si “kryepopullist” që, sipas tij, nuk ofron asgjë përveç bllokimit dhe kërcënimit.

“Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë. Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd. Me një panoramë të Kryeqytetit, i cili po ndriçohet si asnjëherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit,” ka shkruar ai.

Abidixhiku ka theksuar se Prishtina flet e para dhe pas saj do të pasojnë qytetet e tjera:

“Të dielën, më 9 nëntor, Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën. Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale, le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova. Dritë do të ketë!”

Share This