
Vlora Çitaku kritikon ashpër Albin Kurtin: “Deklaratë skandaloze dhe kërcënim ndaj qytetarëve”
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë nisjes së fushatës për balotazh, ku ai u shpreh se “nuk do t’u jap para kryetarëve që s’dinë të punojnë, as atyre që vjedhin”.
Çitaku e ka cilësuar këtë si një “deklaratë skandaloze” dhe “kërcënim të hapur ndaj qytetarëve të Kosovës”, duke akuzuar Kurtin se po përdor buxhetin e shtetit për ndëshkime politike ndaj komunave që nuk drejtohen nga partia e tij.
“Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës, ndonëse janë ndër më transparentet dhe me menaxhim të mirë financiar,” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Çitaku ka shtuar se qytetarët do të tregojnë më 9 nëntor se nuk nënshtrohen dhe nuk shantazhohen:
“Më 9 nëntor qytetarët do të flasin dhe do t’i tregojnë Kurtit se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet.”

