Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore.

Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Kujtojmë se dy vite më parë, ish-kreu i Partisë Socialiste u përball me probleme shëndetësore si pasojë e probleme të frymëmarrjes. Ai iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.

Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste.

Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.

Share This