Vatikani apel bashkësisë ndërkombëtare: Jepini fund konflikteve në Gazë dhe Ukrainë

Vatikani apel bashkësisë ndërkombëtare: Jepini fund konflikteve në Gazë dhe Ukrainë

Sekretari i Shtetit i Vatikanit Kardinal Pietro Parolin i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i japë fund konflikteve, veçanërisht në Ukrainë.

Duke folur për mediat në Romë, Parolin tha se “kontributi i të gjithëve është me të vërtetë i nevojshëm për të ndërmarrë disa hapa drejt paqes” në Ukrainë.

Ai bëri thirrje për kujdes dhe në të njëjtën kohë për shpresë në çështjen e luftës në Ukrainë.

Sipas kardinalit, nuk është “e lehtë të përgjigjesh” pyetja se çfarë hapash duhet të merren për të arritur një armëpushim.

Nëse do ta dinim, do t’i kishim marrë tashmë ato. Besoj se disa negociata tashmë janë duke u zhvilluar, megjithëse ndoshta jo publikisht” shtoi Parolin.

Duke ritheksuar shpresën e tij se këto negociata do të sjellin rezultate, Sekretari i Shtetit të Vatikanit theksoi nevojën për mbështetje të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara” është sigurisht e nevojshme, dhe shpresojmë se Evropa do të luajë një rol më të spikatur. Kontributi i të gjithëve është me të vërtetë i nevojshëm”, tha më tej Parolin.

Ai shtoi se Kina mund të bëjë shumë në këtë drejtim dhe vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump, i cili vizitoi Lindjen e Largët, duhet të diskutojë për përfundimin e luftës. /rtsh/

Share This