S’ka qeveri ‘Kurti 3’

S’ka qeveri ‘Kurti 3’

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti.

Votimi, i zhvilluar në mënyrë elektronike, nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare të nevojshme për konstituimin e ekzekutivit të ri.

Kjo situatë hap rrugë për pazë politike të reja dhe konsultime ndërmjet partive parlamentare, teksa pritet që në ditët në vijim të përcaktohet se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për zgjidhjen e ngërçit politik.

Më shumë detaje priten pas deklarimeve të përfaqësuesve të grupeve parlamentare dhe të vetë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Share This