
Kreu i Ferizajt uron presidentin Ademi për zgjedhjen në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s: Ky emërim është vlerësim i merituar
Kreu i FC Ferizajt, Lulzim Abazi e ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademin për zgjedhjen e tij anëtar në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.
Sipas Abazit, emërimi i të parit të futbollit kosovar në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, është vlerësim i merituar për punën që bën presidenti Ademi prej vitesh në zhvillimin e futbollit të Kosovës.
Ky është postimi i Abazit:
Urim për presidentin Agim Ademi
Në emër të FC Ferizaj dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, me rastin e zgjedhjes së tij anëtar në Komitetin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.
Ky emërim vjen si një vlerësim i merituar, duke pasur parasysh se presidenti Ademi tashmë është edhe anëtar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, e tani me përfaqësimin e tij edhe në strukturat e FIFA-s, ai e forcon më tej pozicionin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
I uroj shumë suksese në këtë detyrë të re dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë i bindur se do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet futbollin e Kosovës në arenën botërore.
Me respekt,
Lulzim Abazi
President i FC Ferizaj


