Dështimi i Superligës së Evropës, propozimi i ri për reformë në Champions League

Dështimi i Superligës së Evropës, propozimi i ri për reformë në Champions League

Pas dështimit të tentativës për krijimin e Superligës së Evropës, shoqëria A22, ku përfshihen klube të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona, i është drejtuar UEFA-s me propozime për ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve dhe transmetimin e saj.

Në vend të një eventi të ri, siç ishte planifikuar me Superligën, A22 ka kërkuar që faza e ligës në Champions League, e cila aktualisht përbëhet nga 36 skuadra në një renditje të vetme, të ndahet në dy grupe me nga 18 ekipe secili.

Çdo skuadër do të luajë 8 ndeshje brenda grupit të saj, një ndryshim që sipas A22 do të rrisë konkurrencën dhe mundësitë për skuadrat më të vogla.

Një tjetër kërkesë e shoqërisë A22 është që transmetimi i eventit të jetë falas për të gjithë shikuesit në platformën UNIFY, ku shërbimi do të ofrohej pa pagesë, por me praninë e reklamave, raporton Euronews Albania.

Gjithashtu, është menduar një opsion premium pa reklama. Kjo ide synon demokratizimin e futbollit në Evropë, edhe pse mundësitë për realizimin e saj konsiderohen të vogla.

Share This