
Nesër Maratona Prishtina 2025
Nesër do të zhvillohet Maratona Prishtina 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vendin tonë.
Mijëra sportistë nga shumë vende të botës, do të jenë pjesë e kësaj garë joshëse, që përfshin gara të ndryshme për të gjitha grupmoshat.
Organizatorët e këtij eventi, kanë paralajmëruar masa të veçanta për sigurinë dhe qarkullimin e trafikut gjatë zhvillimit të ngjarjes.
Atletë nga shtete të ndryshme do të garojnë në 2, 5, 10, 21 dhe 42 kilometra.
Pjesëmarrësit dhe spektatorët e kanë mundësinë të shijojnë një ditë të mbushur me sport, energji, në një garë që pritet të sjellë konkurrencën të fortë.


