Osmani takon kongresistin Keith Self, e falënderon për mbështetjen

Osmani takon kongresistin Keith Self, e falënderon për mbështetjen

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në New York kongresistin Keith Self. i cili është njëherësh Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë”, ka theksuar presidentja.

Share This