Lumir Abdixhiku: Përparim Rama edhe katër vite në krye të Prishtinës

Lumir Abdixhiku: Përparim Rama edhe katër vite në krye të Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kandidati i LDK-së, Përparim Rama, do të vazhdojë mandatin edhe për katër vite të tjera në krye të Prishtinës.

Nga një takim i mbajtur mbrëmë në Qytetin e Vjetër, i organizuar nga Dega e Dytë e LDK-së, Abdixhiku tha se mbështetja e qytetarëve për Ramën është e qartë dhe se ajo do të konfirmohet më 12 tetor, ditën e zgjedhjeve.

“Prishtina e meriton vazhdimësinë, e meriton vizionin modern, e meriton ritmin e zhvillimit. Punët e nisura nuk ndalen këtu; ato vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, sepse Prishtina ka zgjedhur të ecë përpara,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK dhe Përparim Rama janë “garancia e një kryeqyteti që rritet, zhvillohet dhe frymëzon gjithë Kosovën.”

Share This