
Lushtaku në Prekaz të Epërm dhe Mikushnicë: U zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri
Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është takuar me qytetarë në Prekaz të Epërm.
Ai tha se në këtë vend guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme!
“Me entuziazëm të madh u pritëm sot në Prekaz të Epërm, në këtë vend ku çdo guri flet me zërin e trimërisë, në altarin e lirisë sonë të përjetshme! Në këtë vend të qëndresës, u zotuam se do vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe ndershmëri deri në realizimin e secilit projekt të zotuar dhe jo vetëm”, ka thënë Lushtaku, transmeton Express.
Më pas, ai tregon se kanë vazhduar në Mikushnicë, ku thotë se banorët janë rreshtuar si gjithmonë krah PDK-së.
“Takimin e vazhduam në Mikushnicë, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët të cilët janë rreshtuar si gjithmonë krah nesh edhe për mandatin tonë të ardhshëm! Së bashku, vazhdojmë me fitoren e radhës”, tha Lushtaku.


