
“500 a 1 mijë euro për vota”, Miftaraj tregon kur llogaritet si provë pazari eventual mes kandidatit e komisionerit
Ehat Miftaraj, jursit në Institutin Kosovar për Drejtësi në “Pressing” të T7 tha se “fatkeqësisht” edhe po të ndodhte që Prokuroria t’u kapte përmes hetimeve mesazhe të shkëmbyera mes komisionerëve dhe deputetëve për vjedhje votash, ato s’mund të përdoren si prova në Gjykatë.
Kjo pasi që, siç tha Miftaraj, ka vendim të Gjykatës për të moslejim të përdorimit si provë komunikimet telefonike ose përgjimet “në mënyrë retroaktive”.
“Fatkeqësisht Gjykatat në Kosovë kanë ndërtu një standard ku e kanë parapa në raste kur kryhen vepra të tilla penale, ose vepra më serioze, që bëhen përmes telekomunikimit, përmes përgjimeve, Gjykata ka marrë vendim që ndalohet përdorimi i komunikimit elektronik apo edhe i përgjimeve në mënyrë retroaktive. Çka do me thanë kjo? Nëse këta kandidatë për deputetë kanë pas komunikim me deputetë me telefon, me mesazhe, me komisionerë; dhe kanë thënë që 500 euro a 1 mijë euro m’i jep 500 vota a diçka, edhe nëse këto zbulohen përmes hetimit të prokurorisë, këto nuk munden me u marrë si prova. Sepse është vendim i Gjykatës, sepse ka paraparë që marrja e mesazheve në mënyrë retroaktive nuk lejohet. Për të gjitha rastet. Ne si IKD po bëjmë analizë dhe nisim iniciativë, sepse ne besojmë se është interpretim i gabuar i ligjit”, tha Miftaraj.


