Zyrtare: Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli

Zyrtare: Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli

As-i shqiptar Xherdan Shaqiri zyrtarisht është rikthyer në ish-klubin e tij, Basel.

Mesfushori kosovar pak ditë më parë u largua nga klubi amerikan, Chicago, për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka vendosur që t’i bashkohet Baselit.

Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri la Baselin për të kaluar te Bayern Munchen.

Klubi zviceran ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Baselin.

Ish-futbollisti i Stoke Cityt, Interit, Lyonit dhe Liverpoolit, ka firmosur kontratë trevjeçare me Baselin.

Share This