Zyrtare: Prishtina dhe trajneri Egbo ndajnë rrugët
FC Prishtina dhe trajneri Emannuel Egbo të dielën kanë ndarë rrugët.
Kryeqytetasit përmes një njoftimi, kanë konfirmuar ndarjen me trajnerin Egbo.
“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Trajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës.